Skip to main content

Krijoni klimën e përkryer për klientët tuaj

Përmirësoni biznesin tuaj dhe mirëpritini klientët me një klimë komode, duke mbajtur njëkohësisht nën kontroll kostot përmes mjeteve të menaxhimit të energjisë.

Njësi shitjeje joushqimore

Njësi shitjeje joushqimore

Kontrolloni komoditetin dhe kostot

Klientët qëndrojnë më gjatë dhe blejnë më shumë kur ndihen komodë. Ne e kuptojmë se krijimi i një klime perfekte dhe mbajtja nën kontroll e kostove të energjisë janë thelbësore për suksesin e biznesit tuaj. Me Daikin Cloud dhe kontrolluesit inteligjentë, ju mund ta monitoroni me lehtësi komoditetin dhe të kontrolloni konsumin e energjisë.

Njësi shitjeje ushqimore

Njësi shitjeje ushqimore

Mbajini produktet të freskëta

Produktet tuaja ushqimore janë po aq të rëndësishme sa edhe klientët tuaj. Pa njërin apo tjetrin, biznesi juaj nuk do të ekzistonte. Zgjidhjet tona frigoriferike me efikasitet në energji dhe teknologjitë për kontrollim preciz të klimës janë projektuar që të ruajnë komoditetin si të ushqimeve tuaja, ashtu edhe të klientëve tuaj.

Një zgjidhje e plotë për kontrollin e klimës në dyqanin tuaj

Nga ngrohja dhe ftohja me energji efikase, deri te kapacitetet e besueshme frigoriferike, ne kemi zgjidhje për klimën e butikut tuaj, zinxhir dyqanesh apo dyqanin tuaj ushqimor. Mësoni më shumë rreth mundësive të disponueshme për dyqanin tuaj.

Dyqan me efikasitet në energji
Dyqan me efikasitet në energji

Përfitoni nga efikasiteti në energji

Çdo zgjidhje e Daikin është projektuar me teknologji inovative për kursimin e energjisë.

  • Kaseta unike me vetëpastrim rrit efikasitetin operacional deri në 50%
  • Përdorni energji të rinovueshme me teknologjinë tonë unike të rikuperimit të nxehtësisë
  • Perdet e ajrit Biddle minimizojnë humbjen e ajrit të nxehtë dhe të ftohtë nga dalja e ambientit dhe rrisin kursime në energji deri në 72% krahasuar me zgjidhjet elektrike
  • Daikin Cloud Service ju lejon të kontrolloni dhe monitoroni konsumin tuaj të energjisë nga çdo vendndodhje dhe në çdo kohë
Kontrolloni kostot e energjisë

Kontrolloni kostot e energjisë

Daikin Cloud Service ju lejon të kontrolloni të gjitha dyqanet që mund të keni nga çdo vendndodhje dhe në çdo kohë Menaxhoni kostot tuaja të energjisë dhe optimizoni konsumin me programet dhe raportet me përdorim të lehtë.

bg-image

Kontrolloni kostot e energjisë

Daikin Cloud Service ju lejon të kontrolloni të gjitha dyqanet që mund të keni nga çdo vendndodhje dhe në çdo kohë Menaxhoni kostot tuaja të energjisë dhe optimizoni konsumin me programet dhe raportet me përdorim të lehtë.

Krahasim i ciklit total të jetës

Reduktoni kostot tuaja totale të përdorimit

Zgjidhjet tona në ngrohje dhe ftohje janë projektuar për të maksimizuar kthimin e investimit të bërë. Me teknologjitë me efikasitet në energji, ju kurseni në planin afatgjatë. Duke prodhuar, instaluar dhe duke servisuar sistemin tuaj, ne jemi në gjendje të optimizojmë dhe shtojmë jetëgjatësinë e tij.

Nga butiqet e vogla të veshjeve deri te shitoret e mëdha ushqimore

Sado i vogël apo i madh të jetë projekti juaj, ne kemi zgjidhje për ngrohje dhe ftohje që i përshtaten dyqanit tuaj. Gjeni zgjidhjen e duhur që i përshtatet madhësisë apo nevojës së dyqanit tuaj.

  • Sky Air

    • Butiqet dhe dyqanet e vogla
    • Për nevojat tuaja thelbësore të klimës
    • Ideale për ambientet e vogla
    • Kontrolle të ndara për secilën njësi
  • VRV

    • Tregtuesit e mesëm
    • Instalimi fleksibël plotëson të gjitha nevojat tuaja të klimës
    • Ideale për ambientet e vogla deri të mesme
    • Kontrolloni njësitë tuaja në mënyrë të centralizuar ose individuale
  • Njësitë e ajrosjes dhe trajtimit të ajrit

    • Ajër i freskët për të gjitha vendndodhjet tregtare
    • Ideale për ambientet e mesme dhe shumë të mëdha
    • Sjell brenda ajër të freskët dhe të shëndetshëm
    • E përshtatshme me të gjitha zgjidhjet e Daikin duke përdorur sistemin tonë të kondicionimit të ajrit
  • Ftohja frigoriferike

    • Shitore për ushqim dhe produkte ushqimore
    • Zgjidhje për aplikime të vogla dhe të mëdha në ftohjen e produkteve ushqimore
    • Dizajnet fleksibël u përshtaten të gjitha llojeve të ndërtesave
    • Teknologjitë e inverterit dhe të rikuperimit të nxehtësisë rrisin kursimet tuaja
  • Kontrollet

    • Kontrolle inteligjente për të gjithë tregtuesit
    • Kontrollojeni klimën tuaj nga çdo vend dhe në çdo kohë
    • Zgjidhni mes kontrolleve me menaxhim në mënyrë të centralizuar ose lokale -Vendosni programet e kohëmatësve
    • Optimizoni konsumin e energjisë me mjetet e menaxhimit të energjisë
    • Integrim i lehtë me pajisjet e palëve të treta
  • Perdet e ajrit Biddle

    • Tregtimi me dyer të hapura
    • -Redukton humbjen e nxehtësisë dhe ajrit të kondicionuar -Rrit efikasitetin e energjisë deri në 72%
    • Përmirëson qëndrueshmërinë e klimës së brendshme

Mësoni më shumë