Skip to main content

Lider në zgjidhjet e ajrit të kondicionuar

Gama jonë e gjerë e njësive të ajrit të kondicionuar me efikasitet në energji ju ofron ftohje dhe ngrohje gjatë gjithë vitit.

teknologjitë efikase në energji për ajrin e kondicionuar për të ardhmen
teknologjitë efikase në energji për ajrin e kondicionuar për të ardhmen

Teknologjitë efikase në energji për të ardhmen

Zgjidhjet tona të ftohjes klasifikohen me etiketat e efikasitetit më të lartë të energjisë në treg. Duke e vënë theksin te energjia e rinovueshme dhe teknologjitë tona inovative, të tilla i inverteri dhe rikuperimi i nxehtësisë, ju përfitoni nga një zgjidhje totale që në mënyrë të konsiderueshme maksimizon kthimin e kostove të investimit të bërë. Dedikimi ynë ndaj zgjidhjeve ekologjike të klimës garanton që njësitë e Daikin janë jo vetëm në pajtim me standardet e legjislacionit, por janë me vite përpara tyre.

ajër i kondicionuar dizajn i mirë emura
ajër i kondicionuar dizajn i mirë emura

Dizajni i mirë nuk bie shumë në sy

Me kaq shumë lloje të ndryshme njësish dhe opsionesh dizajni, ne punojmë me ju për të krijuar një klimë që ndërthuret në mënyrë të përkryer me enterierin tuaj.

komoditet optimal me ajrin e kondicionuar
komoditet optimal me ajrin e kondicionuar

Komoditeti juaj është prioriteti ynë

Kondicionerët tanë bëjnë më shumë sesa vetëm ftohin ajrin. Ato balancojnë me kujdes temperaturën, ngrohjen, nivelet e lagështisë dhe pastërtinë e ajrit për t'ju dhënë juve klimën më komode.

kontrollet e ajrit të kondicionuar
kontrollet e ajrit të kondicionuar

Menaxhoni përdorimin e energjisë

Kontrolli i klimës duhet të jetë i thjeshtë, intuitiv, inteligjent dhe efikas në energji. Qoftë kur kërkoni një zgjidhje për shtëpinë tuaj ose për biznesin tuaj, ne ofrojmë një shumëllojshmëri sistemesh që do t'ju ndihmojnë të keni kontroll mbi klimën tuaj.

Një dhomë

  • Sistem Split
  • Lidhet 1 njësi e brendshme me 1 njësi të jashtme
  • Ngroh dhe ftoh 1 dhomë
  • Instalim i thjeshtë

Shtëpi

  • Sistem Multi-split
  • Lidh deri në 9 njësi të brendshme me 1 njësi të jashtme
  • Ftoh, ngroh dhe siguron ujë të ngrohtë për deri 9 dhoma të ndryshme
  • Kontrollon dhoma individuale

Ndërtesë tregtare dhe industriale

  • Sisteme me zgjerim të drejtpërdrejtë (DX) dhe me bazë uji
  • Lidh një numër të pakufizuar njësish të brendshme me 1 sistem të jashtëm
  • Ftoh, ngroh, ajros dhe siguron ujë të ngrohtë
  • Kontrollon zona dhe dhoma individuale
  • Mbi 10 MW kapacitet ftohjeje

Mundësi të ndryshme dizajni për enterierin tuaj

Ajër i kondicionuar për çdo lloj ndërtese

Qoftë kur posedoni një shtëpi, jeni pronar dyqani apo menaxher hoteli, pompat e nxehtësisë së Daikin do t'ju mbajnë të freskët. Fillojeni projektin tuaj me ne duke zgjedhur llojin e ndërtesës.